Loading...

Fukarenj, varfanjake ne pasuri por te pasur ne shpirt – Qendroni fort dhe mos u dorezoni!Opinion nga Kreshnik Osmani

Te dashurit miq!

Fukarenj, varfanjake ne pasuri por te pasur ne shpirt, njerez te keputur, pa lidhje te forta, te afte, te shkathet dhe te mençur. Qendroni fort dhe mos u dorezoni. Nuk ka nje klase VIP ne Shqiperi. Secili prej jush te zhvilloje aftesite e veta dhe mos lejoni njeri t’ju kompleksoje. Te gjithe ju keni te drejte te beni karriere dhe te ngjisni shkallet, ne art, ne kulture, ne ekonomi dhe ne politike. Mos i lejoni rracen tone te VIP-ve t’ju bejne te ndiheni ngushte me marifetet e tyre. Shpesh per t’ju goditur nga gjunjet ju quajne karrieriste. Le te pëllasin sa te duan.

Ti ke te drejte te besh karriere njelloj si ata. Zhvilloni aftesite tuaja dhe konkuroni fort. Ketu nuk ka shtresa borgjeze dhe aristokrate qe kane disa shekuj histori me politiken dhe me kapitalin qe ta kene fushen ekskluzivitet. Vipat me te medhenj ne kete vend kane qene katunare si te gjithe ne para 100 vitesh, kane ngrene paçamurr e trahana me vaj kikiriku, jane veshur me rroba doku dhe jane mbuluar naten me qilimin qe e kane shkel me balte diten se nuk kane patur batanije per tu mbuluar ne shtepi. Ti mundesh. Ti vlen. Mos i lejoni pasaniket e rinj t’ju kompleksojne. Ky eshte nje katund i madh ku te gjithe keni mundesi te çani dhe te ngjiteni lart. Luftoni fort, sepse jane keto 20-30 vjet ato qe do te percaktojne elitat kulturore, politike dhe ekonomike te Shqiperise.

Mos u terhiqni, luftoni fort. Po iu rreshkiti situata edhe per disa dekada, nuk i kapni më dot. Femijet po i arsimojne jashte, pasurite po i trashegojne per ata, po bejne krushqi me njeri-tjetrin dhe nese nuk levizni keni per te qene sklleverit e tyre perjetsisht, brez pas brezi. Luftoni fort, mos u terhiqni. Mos besoni tek rraca jone VIP. Aristokracia nuk eshte histori provincialesh qe kane vene dy lek, por eshte gen e tradite qe per tu trasheguar si e tille ka nevoje per dy treqind vjet. Mos u terhiq. Lufto, ngulmo deri ne fund. Ti vlen njelloj si ata!

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com