Ishulli më i ri që ekziston në tokë është formuar nga llava vullkanike, në një zonë të largët të Paqësorit dhe ka një moshë prej tri vitesh. “Ky ishull mund t’u tregojë shkencëtarëve të dhëna për të gjetur gjurmë jete në Mars”, – u shpreh këtë të mërkurë NASA. Ishulli i Hunga Tonga Hunga Ha’apai ka lindur 65 km në verilindje të kryeqytetit të Tongës, Nukualofa, nga fundi i 2014.

Ai thotë se mjedisi i Marsit është i ngjashëm me atë të ishullit vullkanik të sapodalë nga oqeani. Vazhdimësia sesi jeta do të lindë në këtë ishull mund të ndihmojë shkencëtarët të identifikojnë vende, ku të kërkojnë prova të jetës në Mars, – tha eksperti. – Kjo është ajo që po përpiqemi të kuptojmë sepse mund të ketë prodhuar kushte të nevojshme për jetën mikrobiale, – përfundoi ai.