Gezuar !
22 Mars, besimtarët bektashinj festojnë “Ditën e Nevruzit” ose “Dita e Sulltan Nevruzit”, që njihet si festë zyrtare në vendin tonë.
Dita e Nevruzit, shënon fillimin e vitit të ri sipas sektit bektashi dhe përkon me ditëlindjen e Imam Aliut në Qabe. Kjo ditë cilësohet në mbarë botën Aleviane si dita e fisnikërisë bektashiane dhe dita e ringjalljes së madhe.
Në Shqipëri, Dita e Nevruzit, festa më e rëndësishme e Bektashizmit, është dekretuar si festë kombëtare 16 vite më parë.