Loading...

Martesat gay, Manjani: Të rinjëve ju mësohen pislliqe nga Ambasada e SHBA dhe…

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani në një status në rrjetin social facebook, shkruan se çfarë po ju mëson Ambasada Amerikane dhe Fondancioni Soros, të rinjëve në debatet që organizohen nga këto të fundit. ”Martesat Gay;Eutanasia; legalizimi i drogave e pisllëqe të tjera si këto”,-shkruan Manjani. Për këtë, ai shkruan se të rinj që ftohen të marrin pjesë, duhet të refuzojnë pjesmarrjen. ”Ta refuzojnë, duke i falenderuar organizatorët për këtë “kontribut” të pa kërkuar! Më mirë të rrinë në kafene!”,-shkruan më tej Manjani

Statusi i plotë

Martesat Gay;Eutanasia; legalizimi i drogave e pisllëqe të tjera si këto, po ju mësohen të rinjve!!! Ambasada Amerikane dhe Fondacioni Soros janë organizatorët e këtyre debateve tek të rinjtë.

Ky lajm u pëçua dje. Megjithë respektin që kam për organizatorët, nuk më duket aspak edukuese kjo gjë! Të rinjtë kanë nevojë të edukohen duke vajtë në shkollë për të mësuar normalen, ose atë që është e rregullta dhe e ligjshmja!

Pra kanë më shumë nevojë të mbushin mendjen me dije e jo b…..!Po të më dëgjonin mua, ata të rinj që ftohen të marrin pjesë në mesimin e pisllëqeve, duhet të refuzojnë pjesmarrjen!

Ta refuzojnë, duke i falenderuar organizatorët për këtë “kontribut” të pa kërkuar! Më mirë të rrinë në kafene!

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com