Kreu i PD-së Lulzim Basha ka kujtuar zgjedhjet e para pluraliste të 22 marsit 1992. Përmes një statusi në “Facebook”, Basha e quan këtë datë, ditën e parë të lirisë.
“22 marsi 1992: Dita e parë e lirisë!”, shkruan Basha.
Përmes votës së 22 marsit 1992, demokratët erdhën për herë të parë në pushtet duke shënuar kështu zgjedhjet e para pluraliste. Kjo datë historike do të shënohej si dita kur Shqipëria hodhi hapat e para drejt demokracisë.
Intelektualë, studentë, të rinj e të reja, njerëz të thjeshtë rrëzuan sistemin e asaj kohe duke u ngritur për të vendosur me votë një rend të ri.
Para se të arrihej tek vota, ishte periudha e viteve 1990-1991 e deri në 22 mars 1922, koha që u shoqërua me protestat e studentëve, të cilët kërkonin rrëzimin e diktaturës e të PPSH nga pushteti.