Fatos Lubonja ka komentuar rastin e tjetërsimit të pronave në Lezhë, duke thënë se nuk është vetëm kjo zonë, por në të gjithë Shqipërinë është bërë kërdia.
I ftuar në studion e lajmeve në “News24”, Lubonja foli me tone të ashpra për sistemin e drejtësisë dhe pushtetin mbi ligjin.
Ai e krahasoi situatën në vend me një shprehje të Çurçillit por duke e kthyer në të kundërtën “situata është e pashpresë, por jo serioze”.
Lubonja tha gjithashtu se kur shikon një katrahurë të tillë me tokat dhe me shumë gjëra, me jetë njerëzish që kanë ikur, të vjen të mallkosh Ramiz Alinë që e la në dorë të Sali Berishës, e Fatos Nanos, e Ilir Metës e Edi Ramës, këtë Shqipërinë.
Unë e shikoj si një metaforë të Shqipërisë artë ngjarjen e Lezhës. Mendoj që vetëm ndonjë budalla nuk beson që atje është bërë kërdia. Që është bërë kërdia me pronat e dertit atje kjo nuk diskutohet.
E dyta, që besoj se vlen është fakti se ajo zonë dhe mënyra sesi është menaxhuar Lezha nga pushtetet tregon atë që kemi ndërtuar ne.
Një lloj shteti që nuk është shteti që i shërben qytetarëve por që është kapur dhe që përdoret nga më të fortët që janë njerëz të politikës por edhe njerëz të tjerë për tu grabitur. Pra nuk ka shërbim ka një padrejtësi të madhe.
E treta, zullumi është bërë aq i madh, dhe unë po e përdor si metaforë jo vetëm për Lezhën, saqë dalja dhe mënyra e daljes nga ky zullum duket shumë problematike që tregon edhe faktin që janë arrestuar ata, pastaj ata u liruan pas dy ditësh, populli që proteston atje që të kujton edhe Saimir Tahirin që protestonin këtej nga Tirana megjithëse nuk është gjë për të protestuar. Mund të presësh drejtësinë se çfarë ka bërë.
Ai popull nuk e di se çfarë është bërë atje, apo ska besim tek drejtësia, manipulimi, politika. E gjitha kjo i shtohet asaj rrëmujës, pazgjidhshmërisë së gjendjes dhe sigurisht pastaj atë që “gjoja” po them zgjidhjen që kemi gjetur. A mundet që vërtet vetëm drejtësia të na nxjerrë nga kjo situatë? Dhe a mundet një drejtësi që akuzohet për selektive nga njëra palë, aq më pak të na nxjerrë nga kjo situatë, apo çfarë duhet? tha Lubonja.
I pyetur se çfarë do të duhej përveç drejtësisë që të viehej drejtësi Lubonja tha:
Mendoj që ajo që duhet ose që do të duhej, se kur shikon këtë katrahurë që është bërë me tokat dhe me shumë gjëra, me jetë njerëzish që kanë ikur, të vjen mendimi që edhe ne që kemi qenë në burg të mallkosh Ramiz Alinë që e la në dorë të Sali Berishësh, e kompani e Fatos Nanos e Ilir Metës e Edi Ramës këtë Shqipërinë mbrapa.
Me ato gjasme reforma që bëjnë, me këtë lloj gjoja kapitalizëm të lirë që sikur krijuan që s’është ashtu fare. Ka të bëjë edhe me atë se nga vijmë. Ishte e përgatitur, ajo që vijmë e solli këtë dhe ata njerëz pikërisht prej andej vinin. Cili është thelbi?
Unë mendoj se ka indiferencë sepse diferenca është midis shtetit të së drejtës dhe drejtësisë. Shteti i së drejtës me atë atë që e quajmë drejtësi ne. Dallimi thelbësor shtetit të drejtësisë dhe drejtësisë në kuptimin e organizmave të drejtësisë jo drejtësisë në mënyrë apstrakte është ky: në karriken e pushtetit ulet ligji nuk ulet personi. Pushteti është i ligjit. Përpara ligjit janë të gjithë njësoj dhe vendos ligji. Aty nuk kishte akoma demokraci, por ama respektimi i ligjit ku ligji është kryesorja ai është në pushtet.
Nuk vendos vullneti im. Vullneti jot që je një kryetar partie ku pa shtet të së drejtës kthehet në bandë, se thuhet vendos unë. Edhe aty në Parlamentin e Kosovës këto ngjarje nga kjo vijnë. Se nuk kanë vendosur ligjin në karriken e pushtetit por janë ata të fortët e UÇK-së dhe ky i VV po bën si i fortë. Janë të gjithë të fortë dhe kush të vendosi t’ia marrë pushtetin tjetrit. Është vendosur demokraci pa shtet të së drejtës.
Dhe vijmë tek ligji i tokave. Çfarë bëri Sali Berisha atëherë, ai bëri një ligj por nuk respektoi as ligjin ligjin e ri, por bëri një ligj për pronarët e vjetër. Kush ishte më i forti nga pronarët e rinj e merrte ai me ligjin e ri. Kush ishte më i forti nga pronarët e vjetër e merrte ai, sepse e kam nga gjyshi. Ky është shteti ku nuk është ligji në pushtet po janë të fortët njerëzit në pushtet. Ose e shpërfillin ligjin ose e kanë por e ndërrojnë sa herë ju intereson.
Ka dhe një shprehje që “gjendja është e pashpresë por jo serioze”, këtë nuk e them unë por e tha asnjëri nga deputetët holandezë që i ktheu përgjigje asaj që tha Çurçilli që “gjendja është serioze por jo e pashpresë”. Pra për ne mund të thuash edhe kështu që ;’gjendja është e pashpresë por jo serioze”, është qesharake. Por ky është një këndvështrim ashtu siç kemi një këndvështrim që shpresën duhet ta ndërtojmë. Vërtet që ka shumë njerëz që thonë nuk bëhet.
Dhe këtu lind pyetja: A mundet drejtësia? A mjafton drejtësia? Dhe unë ngul këmbë që drejtësia në kuptimin e organeve që kemi ne, kjo prokurore këta prokurorë, këta policë këta gjykatës nuk janë një trup i shëndoshë i pa varur nga pushteti qendror që është pushteti i partive në krye, që kanë pushtetin dhe jo ligjin në krye. Se çfarë ndodhi në Lezhë po e bën ky gjasme me ligj. Por nuk është ligj ai. E keni parë si thotë që do ti marr ti privatizoj unë të gjitha këto si shtet dhe pastaj do ja ndaj Zamirit dhe Hysenit dhe Hasanit dhe atyre shokëve të mi që më sponsorizojnë mua partinë. Pastaj ata do ti bëjë investritorë strategjikë që s’do paguajnë as taksa. Dhe me këta prisni ju që të bëhet shtet. Këta nuk kanë as konceptin minimal për njeriun për tjetrin jo më për konceptin e shtetit. Dhe ky është problemi kryesor.
Ai që mendohet si pushteti i së drejtës, i ligjit, mbrohet edhe nga prokuroria, sigurisht edhe nga drejtësia, ai është mbi palët. Deh duke qenë mbi palët pavarësisht se çfarë thua ti ai vepron. Deh njerëzit kanë besim. Po njerëzit nga përvoja dinë se ai që ka pushtetin kontrollon dhe drejtësinë. Pra nuk është pushteti i të drejtës por pushteti i të fortit.
Besimi i kërkon të gjithë elementët, duhet të eci si flotë, demokracia, edhe partitë të respektojnë njëri-tjetrin, edhe mediat që luftojnë, edhe shoqëria civile të gjitha bashkë të ecin si flotë atëherë edhe drejtësia e ka më të lehtë. Kjo është gjendja e Shqipërisë ku vazhdon lufta e bandave në fund fare. Nga bandat që të kthehen në parti që të kthehen këto në përfaqësuese të popullit ky është problem i madh” shtoi Lubonja.