Loading...

Në pranga 40-vjeçari i kërkuar për tentativë vrasjeje

Një 40-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar ka rënë në prangat e policisë së Lezhës. I arrestuari është Gazmir Pepmarku, 40-vjeç, lindur dhe banues në Mamurras.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi autoritetet gjyqësore italiane më datë 15.01.2018 kanë lëshuar urdher arresti ndaj këtij shtetasi për veprat penale “Vrasje e mbetur në tentativë”, parashikuar nga nenet 81-110-112-82-56-575 të Kodit Penal Italian.

Interpol Tirana në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë dhe Interpol Romën po vijojnë procedurat për ekstradimin e 40 vjeçarit drejt Italisë.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com