Gareth Southgate ka vendosur rregulla të hekurta për kombëtaren angleze në përgatitjet e Kupës së Botës: Në hotelin e kombëtares ishullore janë hequr fast-food dhe shurupet.
Në fillim ishte Fabio Capello te Anglia që hoqi nga menu-ja ketchup-in e domates, më pas dëgjuam Rio Ferdinand që ankohej se në grumbullimet e Manchester United një natë para ndeshjeve nuk lejoheshin patatinat, apo siç raportohet çdo ditë për dieta ushqimore plot fantazi nga stafi i Guardiolës te Manchester City. Dietat ushqimore janë kthyer po aq të rëndësishme sa edhe përgatitja taktike dhe fizike e skuadrave.
I fundit në radhë është trajneri i Anglisë, Gareth Southgate që i ka kërkuar stafit të hotelit Hilton që të mos shërbejnë asgjë veç kafes dhe çajit nga Starbucks që ndodhet aty. Janë hequr nga menu-ja sanduiçet, ëmbëlsirat dhe nuk do të shërbehen as shurupe të ndryshme. Kush do të thyejë këto rregulla do të largohet nga grumbullimi, ndërsa stafi i hotelit do të pushohet nga puna.
Kombëtarja angleze është grumbulluar në National Football Center në St George’s Park dhe të premten do të luajë në Amsterdam miqësoren e parë me Holandën, ndërsa të martën pret Italinë në Wembley.