Një reagim skandaloz është publikuar nga media kosovare.
Një zyrtar i Lëvizjes Vetëvendosje nuk ka hezituar që në mënyrë publike të bëj kërcënime me vrasje ndaj atyre që do ta japin votën pro marrëveshjes së kufirit me Malin e Zi.
Blerim Kelmendi, që vjen nga Ferizaj por që jeton dhe vepron në Bielfeld të Gjermanisë, ka thënë se kush e voton demarkacionin do ta pret plumbi.
Kjo nuk është hera e parë që aktivistë edhe zyrtarë të Vetëvendosjes aludojnë në gjëra të ngjashme. Madje se janë të dhunshëm e kanë shprehur shumë herë gjatë protestave e edhe brenda Kuvendit, kur kanë gjuajtur gaz lotsjellës e gjësende tjera.
Blerim Kelmendi në profilin e tij në Facebook, thotë se menaxhon partinë e Kurtit në Gjermani.Por, Kelmendi nuk ka ngurruar që të njëjtin kërcënim t’a bëj edhe në një status të zyrtarit më të ri të Nismës, Resul Sinanit, pasi ky i fundit e ka shpërndarë një thirrje të ambasadorit amerikan, Greg Delawie, për ta votuar demarkacionin.Kelmendi, duket të jetë shumë i afërt me ‘babën’ e Vetëvendosjes, Albin Kurtin, partisë së të cilit i janë larguar 13 deputetë.
Vetëvendosje vazhdimisht ka bërë thirrje që të mos votohet marrëveshja për Demarkacionin.
Aktualisht në Kuvend është duke u zhvilluar debat i cili me gjasë do të vazhdojë për disa orë. Nuk dihet nëse marrëveshja do të nxirret sot për votim