Humbja kundër Kilit në finalen e Kupës së Amerikës në vitin 2016 ndikoi shumë tek Messi i cili deklaroi se do të tërhiqej nga Kombëtarja, por lutjet e shumë tifozëve dhe njërzve të rëndësishëm të sportit bënë që argjentinasi të ndërronte mendje.
Në qershor kur do të luhet edhe Botërori në Rusi futbollisti i Barcelonës do të jetë 31-vjeç dhe nga se ka shprehur së fundmi me shumë mundësi do të jetë impenjimi i fundit me kombëtaren ‘albiçeleste’.
Në një intervistë për programin “La Cornice” në kanalin “America TV”, Leo Messi ka treguar se nëse nuk e fiton Botërorin atëherë do të tërhiqet përfundimisht.
“Shpresoj që të jetë një Botëror i madh. Dëshira ime e madhe është ta dërgoj kupën në Argjentinë. Nuk është e lehtë të fitosh një Kupë Bote, por është ëndrra e të gjithëve.
Shpresojmë mos të na shkojë si në 2014-ën. Ky grup ka arritur tre finale, pa fituar asnjë prej tyre. Nëse do të ndodhte sërish, do të ishte e drejtë të largohesha nga kombëtarja”, tha Messi.