Loading...

Klandestinë në SHBA e Kanada: Kush ishte çifti që drejtonte grupin kriminal

Të tjera detaje janë zbuluar për 7 grupet kriminale në Tiranë që falsifikonin pasaporta dhe mjete identifikimi.

Gazetarja Dorjana Bezat, ka qenë e pranishme në banesën e drejtuesit të grupit Eno Muçollari dhe bashkëshortes së tij Lirije Muçollari, të cilën e kishin kthyer në laborator për falfiskimin e dokumenteve. Kjo banesë ndodhet në zonën e “Kodrës së Diellit” në kryeqytet.

“Lirija shkoi më 16 janar në Itali dhe kur u kthye 4 ditë më vonë në bagazhe iu gjetën materiale si letra plastike, kartona si ato të kartave të identitetit. Apartamenti është mbajtur në vëzhgim për 2 muaj. Janë kapur dhe biseda telefonike dhe video përgjime,” tha gazetarja për BalkanWeb.

Ky grup kriminal  trafikonte klandestinë me pasaporta false për në Angli, SHBA dhe Kanada. Mes 39 personave të arrestuar, janë edhe 4 punonjës të policisë të Hanit dhe Hotit dhe të Qafë-Thanës që akuzohen për shpërdorim detyre: Çelnik Maksuti, 53 vjeç, me detyrë kontrollor në P.K.K. Qafë Thanë,  Ilir Ismaili, 32 vjeç, me detyrë kontrollor në P.K.K. Qafë Thanë, Erjon Maxhari, 28 vjeç, me detyrë kontrollor në P.K.K. Qafë Thanë, Gjokë Ujkaj, 46 vjeç, me detyrë kontrollor në P.K.K. Hani i Hotit Shkodër.

ITENERARET QË PËRDORNIN PËR TË TRAFIKUAR SHQIPTARET
• Shqipëri – Itali – Mbretëri e Bashkuar
• Shqipëri – Francë – Mbretëri e Bashkuar
• Shqipëri – Bullgari – Belgjikë – Republika Domenikane – SHBA / Kanada
• Shqipëri – Spanjë – Amerika Latine – SHBA/Kanada

Deri më tani janë arrestuar 39 shqiptarë, ndërsa 12 të tjerë janë shpallur në kërkim. Mega-operacioni u finalizua të shtunën nga Policia e Shtetit, ndërsa u prenë lidhjet e shqiptarëve me 7 grupe kriminale që vepronin në të gjithë Europën.

Nga operacioni u mësua se shqiptarët paguan 7 mijë paund për të shkuar në Angli dhe 25 deri në 30 mijë dollar për të shkelur në Kanada dhe SHBA.

Për shkatërrimin e kësaj linje, siç bën me dije edhe polica shqiptare rol vendimtar kanë luajtur edhe 2 agjentët speciale të Shërbimit Diplomatik të Sigurisë së Departamentit Amerikan të Shtetit, të atashuar pranë ambasadës së SHBA-ve në Tiranë.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com