Loading...

Meta zbulon prapaskenat e zgjedhjes si President: Ja çfarë tha Rama!

[sgmb id=”1″]

Presidenti i sapo zgjedhur Ilir Meta gjatë një interviste në “Opinion” ka treguar prapaskenat e kandidimit dhe zgjedhjes së tij si President.

Meta tha se ka instistuar që Presidenti të ishte pjesë e paketës së bisedimeve me opozitën, por që nuk është pranuar nga PS.

“Kam instistuar që presidentin ta ofrojmë si mundësi për të qenë pjesë e një pakete për opozitën sa i përket zgjedhjeve. Ky ka qenë insistimi im. Me idenë që presidentin ta marrë opozita.

Të sjellë 2-3 emra dhe më i pranueshmi për PS të jetë President i vendit. PS nuk ishte dakord. Por thoshte ta zgjedhim bashkë, na takon ne. Unë thashë ky pozicion do jetë pjesë e paketës me opozitën për disa arsye. Unë nuk kisha dëshirë të zgjidhesha në një parlament ku nuk është opozita.

U pranua që të shtyhen zgjedhjet 1 muaj dhe 4 ministri, si dhe të jepej kryetari i KQZ. Ose PS do detyrohej të vendoste një President që e donte ajo ose do të konsumoheshin dhe ato dy raunde dhe do shkohej në zgjedhje të parakohshme.

Ajo që unë bëra ishte një investim për stabilitetin dhe për demokracinë në 5 vitet që vijnë”-tha Meta.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com