Del ne drite nje detaj i rendesishem dhe i frikshem nga gazetari Artan Hoxha.
I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan tha se vendimi i sotëm është marrë nga gjykatësi nën efektin e kërcënimeve dhe presioneve.
“Është i njëjti sistem si i Kavajës, i njëjti sistem funksionon si ajo që njihet pema e thatë në Ksamil deri në Valbonë. Ajo që shoh me skepticizëm është a ka policia dhe prokuroria që kapacitet për të zbardhur këtë batërdi. Policia e nisi pikërisht me tokat në bregdet, sepse aty nuk ka mundësi që të tjetërsohen pronat pa korruptim të zyrtarëve dhe pa mbështetje politike. Ata kanë falsifikuar edhe atje ku ka pasur pronarë realë që e kanë marrë tokën me vendim gjykate. Ka pasur një 5 ditësh që ka bërë që prokuroria të shohë këtë katrahura. Brenda 5 ditëve është bërë përcjellja dhe firmosja e këtyre dokumenteve që janë shitur brenda 5 ditësh disa herë. Zyra e hipotekës para se të jepte hipotekën, ka marrë bashkinë për të vërtetuar a është kjo tokë pastaj është shitur. Çështja në fillim u ngrit për falsifikim dokumentash. Gjëja që bën përshtypje është koordinimi I zyrave të hipotekës dhe zyrave të bashkisë” tha Hoxha.
“Gjykatësi është kërcënuar, është mbajtur nën presion. Gjyqtari në vend që të kërkonte ndihmë që të mbrohej dhe ka marrë vendimin që do ti lërë në arrest shtëpie dhe ju ka çuar policin ke dera. E ka policia kriminale që ai është kërcënuar,” tha Hoxha.