Loading...

Shqiptari me 15 emra dënohet me 108 vite burg, por i ndodh ajo që nuk e priste njeri

Rasti i një shqiptari te denuar me 108 vite burg dhe me pas te liruar ka terhequr vemendjen e mediave greke. Sipas tyre, lirimi i parakohshëm nga burgu i shqiptarit ka ndodhur për faj të ligjit aktual të quajtur “Paraskevopoulos”.

36-vjeçari me 15 emra ra ne pranga në Shkurt të vitit 2008. Ai u dënua nga Gjykata greke me 108.5 vite burg për disa akuza, atë të krijimit të një organizate kriminale, vrasje, vjedhje në bashkëpunim e armëmbajtje pa leje. Megjithatë, ai u lirua nga qelia vetëm pas 8 vite e gjysmë.

“Protothema” shkruan se shqiptari ka përfituar nga ligji famëkeq “Paraskevopoulos”, i cili i lejon të dënuarit që të aplikojnë për azil dhe në këtë mënyrë as nuk dëbohen nga vendi. Gjithashtu, ky ligj ka reduktuar dënimin e detyrueshëm të vuajtjes së dënimit, nga 3/5 në 2/5. Sipas informacioneve të “Protothema”, shqiptari u lirua me kusht në Nëntor të vitit 2016 pasi iu llogaritën edhe 413 ditët e punës vullnetare

Tashmë ai banon në Greqi dhe është në pritje të shqyrtimit të aplikimit të tij për azil. Më tepër se lirimi para kohe nga qelia i të burgosurit shqiptar, “Protothema” në fakt ngre alarmin e ligjit grek që u jep mundësi të dënuarve të dalin para kohe nga qelia. SIkurse shkruan e përditshmja greke, lirimi i shqiptarit, emrin e të cilit ka zgjedhur mos ta publikojë, është vetëm një nga disa rastet

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com