Ndryshime të tjera në kupolën e Policisë së Shtetit. Mësohet se është ndryshuar kreu departamentit të Policisë Kriminale, sektor që heton ngjarje e rëndë në të gjithë vendin.
Idajet Faskaj i cili deri më tani e mbante këtë pozicion është larguar.
Në vend të tij është emëruar Eduart Merkaj, i cili ka mbajtur detyrën e drejtorit të Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave.
Pas kësaj lëvizje, Idajet Faskaj është emëruar në detyrën e re. Ai ka marrë detyrën e drejtorit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Policinë e Shtetit.