Loading...

Kundër prokurorisë për zgjatjen e hetimeve, rrëzohet kërkesa e ish-drejtorit të Policisë Vlorë

Gjykata e Krimeve të Rënda ka rrëzuar sot kërkesën e ish-drejtorit të policisë së Vlorës, Jaeld Çela për mos zgjatjen e hetimeve ndaj tij me 3 muaj. Pak ditë pasi Krimet e Rënda vendosën të zgjasin hetimet, ndërsa ky vendim u kundërshtua nga pala mbrojtëse e Çelës. Sipas avokatëve zgjatja e hetimeve është në shkelje të ligjit.

Jaeld Çela akuzohet për përfshirje në trafik droge me bandën e Habilajve. Por, prokuroria kërkoi zgjatjen e hetimeve deri në ardhjen e përgjigjeve të letër-porosive që iu janë dërguar autoriteteve në Itali e Greqi në kuadër të hetimeve të kësaj çështjeje.

Avokati i ish-drejtorit të policisë deklaroi në seancën e kaluar se klienti i tij po paragjykohej dhe se nuk mund të implikohet për një mesazh urimi që ka marrë për Vitin e Ri në 2016 nga Florian Habilaj.

Urdhër-arrestet për Jaeld Çelën dhe dy ish-zyrtarë të tjerë të policisë së Vlorës, Gjergji Kohila dhe Sokol Bode u lëshuan në nëntor të vitit të kaluar, por ata janë ende në kërkim.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com