Napoli nuk gabon në shansin që i dha Juventusi për të shkurtuar diferencën në tabelën e renditjes. Skuadra e Sarrit ka fituar 1-0 ndaj Xhenoas në një ndeshje që la shumë për të dëshiruar. Të kaltrit goitën dy herë shtyllën me Insinjen dhe Mertens, ndërkohë që goli i vetëm i ndeshjes u shënua në minutën e 72-të nga mbrojtësi Raul Albiol. Pas kësaj fitoreje, diferenca me Juventusin kryesues shkon në dy pikë.
Në ndeshjen tjetër Lacio nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 ndaj Bolonjës. Bardhekaltrit u befasuan në minutën e 3-të nga Verdi, por përgjigja erdhi shumë shpejt në minutën e 16-të me Lukas Leivën. Ekipi i Inzagit nuk mundi që të shënonte një tjetër gol duke humbur vendin e katërt në renditje, që tashmë mbahet nga Interi me një pikë më shumë.
https://streamable.com/h7iis