Loading...

Fluks i madh në Morinë, hyjnë 1000 shqiptarë të Kosovës

Një fundjavë e mbingarkuar ka qenë kjo e fundit për pikën kufitare të Morinit, në Kukës.

Që prej mëngjesit të kësaj të diele janë regjistruar të paktën 1.000 shtetas shqiptarë të Kosovës që kanë kaluar kufirin për në Shqipëri.

Dogana e Morinit po punon me kapacitet të plotë, me 5 sportele në dispozicion të qytetarëve.

Nga raportimet e Policisë Kufitare, gjatë fundjavës kanë hyrë nga Kosova për në Shqipëri mbi 7.000 shtetas.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com