Loading...

Historia e trishtuar e një vajze, martuar pa dëshirën e prindërve

Votimja ishte personazhi i radhës që kishte zgjedhur programin “Dua të të bëj të lumtur” për të rrëfyer historinë e dashurisë së saj.

Një dashuri që u bë burim konflikti midis familjes së Votimes dhe asaj. Historia nis kur ajo kishte qenë në 9-vjeçare dhe kishte dashuruar një djalë në fshatin ku ajo jetonte. Ky djalë ishte Sinani, të cilin familja e Votimes kishte refuzuar ta pranonte për shkak të diferencës në moshë që ata kishin midis tyre.

Arsyeja tjetër që ata e kishin kundërshtuar këtë lidhje ishte jeta që bënte Sinani, sepse sipas tyre ai nuk ishte një njeri familjar. Pas shumë pengesash Votimja ishte martuar me Sinanin, por familja e saj e kishte mohuar.

Ajo iu drejtua programit “Dua të të bëj të lumtur” që t’i kërkonte falje familjes dhe të bashkohej përsëri me ta pas 6 vitesh. Arbana Osmani kishte dërguar dy ftesa, një tek prindërit e Votimes dhe një tek gjyshërit e saj.

Familja kishte refuzuar që të filmohej ftesa, por nëpërmjet një kamere të fshehtë u kuptua që babai i saj e dinte se kush e kishte dërguar atë. Për këtë arsye ai nuk kishte pranuar që të vinte në program. Gjithashtu edhe ftesa e dytë që i ishte dërguar gjyshërve pati të njëjtën përgjigje. Për arsye shëndetësore gjyshërit nuk kishin pranuar që të vinin në program.

Është hera e parë që në programin “Dua të të bëj të lumtur”, të ftuarit refuzojnë të vijnë në studio. Në fund Votimja i kërkoi falje familjes së saj madje tha: “Të mos më falin mua vetëm sepse jam vajza e tyre, por të më falin sepse mbesa kërkon vazhdimisht t’i takojë”.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com