Në konferencën për shtyp për megaoperacionin e policisë për goditjen e grupeve që trafikonin shqiptarë drejt SHBA-së dhe Kanadsë, kreu i policisë së Shtetit, Ardi Veliu, bëri me dije se në mesin e 39 të arrestuarve, janë edhe 4 punonjës të Policisë së Shtetit. Veliu bëri me dije se ata janë me detyrë kontrollorë në Pikat e Kalimit Kufitar, Hani i Hotit dhe Qafë Thanë, të cilët kanë shpërdoruar detyrën duke mos kryer regjistrimin e shtetasve të kontrabanduar në pikat e kalimit kufitar, në kundërshtim me ligjin.
Ata janë:
Çelnik MAKSUTI, 53-vjc Ilir ISMAILI, 32-vjeç, lindur e banues në Pogradëc, me detyrë kontrollor në P.K.K.Qafë Thanë.
Erjon MAXHARI, 28-vjeç, lindur e banues në Pogradec, me detyrë kontrollor në P.K.K.Qafë Thanë.
Gjokë UJKAJ, 46-vjeç, lindur e banues në Shkodër, me detyrë kontrollor në P.K.K. Hani i Hotit Shkodër.
Veliu bëri të ditur se këto shtatë grupe kriminale kanë arritur të dërgojnë në SHBA dhe Kanada plot 1mijë persona. Itineraret e ndjekur prej tyre janë Shqipëri-Itali-Mbretëri e Bashkuar, Shqipëri-Francë-Mbrëtëri e Bashkuar, Shqipëri-Bullgari-Belgjikë-Republikë Domenikane- SHBA- Kanada dhe Shqipëri-Spanjë-Amerikë Latine-SHBA-Kanada. Për çdo person paguhej nga 7 mijë paund për në Angli dhe 25-30 mijë dollarë për në SHBA dhe Kanada.