Ish-kreu i Alenacës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka dalë hapur në mbështetje të kryeprokurores Arta Marku dhe arrestimet e fundit. Ai jep edhe arsyet, qe sipas tij jane tre.
Postimi ne rrjetin social:
KOHA PËR NDRYSHIM
Opozita duhet të mbështes arrestimet e fundit dhe Prokuroren e Përgjithshme për 3 arsye:
1- Që të ketë të drejtë morale nesër për të kërkuar arrestime dhe të ministrave socialistë!
2- Që Brukseli dhe Ëashingtoni të mos identifikojë partitë si banda mafioze politike.
3- Që të demostrojë se pranon drejtësinë për t’ja pastruar oborrin nga llumi dhe jo të largojë vetëm kritikët e kryetarit…