Me deklaratën e kreut të qeverisë Edi Rama se emigracioni është i mirë, në vend është rihapur debati mbi refugjatët shqiptarë që kanë ”pushtuar” vendet e BE-së.
Kundër zgjidhjes që po bëjnë shqiptarët duke braktisur vendin, ka dalë edhe ambasadorja e BE-së në vendin tonë, Romana Vlahutin. Nga Kukësi, ajo tha se azili nuk është zgjidhe, ndaj dhe bëri thirrje që zgjidhjen qeveria ta japë duke krijohen mundësi dhe punë këtu në Shqipëri.
”Diskutuam për aeroportin e Kukësit dhe jam në pritje të sutidmeve të fizibilitetit se ku qëndrojmë me atë projekt dhe cfarë mund të bëhet më tej dhe gjithashtu për të parë se çfarë mund të bëjmë më tepër për punësimin e të rinjve, sepse Kukësi është një nga ato bashki që po humbasin njerëz. Shumë prej tyre po bëjnë atë që është e pamundur, pra të kërkojnë azil në vendet anëtarë të BE, por kjo nuk është e mundur. Kërkimi i azilit nuk është rrugëzgjidhja, por ajo çfarë duhet bërë dhe çfarë po përpiqem të bëjnë është të ofrojmë mundësi këtu”,-tha Vlahutin.