Policia greke është ngritur në këmbë pasi dy vajza të mitura shqiptare janë zhdukur nga banesat e tyre. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në Dylesi të Thives, rreth 60 kilometra larg Athinës.
Denisa 17 vjeçe dhe Emanuela 16, rezultojnë të zhdukura që nga 12 marsi. Kanë qenë familjarët që kanë denoncuar zhdukjen e dy motrave. Policia greke ka nisur kërkimet menjëherë.
Ata bëjnë thirrje që çdokush që ka informacion të komunikojë sa më parë me autoritetet policore, ne numrin SOS 116000, ose me fondacionin “Buzëqeshja e Fëmijës”, ku edhe garantohet anonimati i informacionit.
Sakaq, policia helene ka shpërndarë fotografitë e motrave shqiptare edhe në pikat kufitare, në rast se ndodh që të udhëtojnë jashtë vendit.