Vendi u trondit nga vrasja e vjehrrës nga nusja. Marjana Çmeta, vetëm 21-vjeçe do të përballet me ligjin për akuzën e vrasjes me paramendin. Por e reja nuk është e vetmja nuse që ka vrarë vjehrrën. Ja disa prej rasteve më të bujshme kur nuset kanë tentuar të vrasin ose kanë vrarë vjehrrat e tyre.
Mariana Çmeta
Mariana Çmeta, 21-vjeç një vit më parë helmoi dhe më pas mbyti me duar vjehrrën e saj Lumtujire Lami. 47-vjeçarja pas konflikteve të përsëritura ishte larguar nga banesa në të cilën jetonte nusja me djalin e saj, por ky fakt nuk i ka shpëtuar asaj jetën. Ajo u vra tragjikisht pas përpjekjeve për të kërkuar ndihmë pas helmit të cilën nusja i kishte hedhur në një gotë me lëng portokalli.
Hysnie Hoxhallari
Në 28 janar të 2018-ës, qyteti i Vlorës u trondit nga vrasja e Selkie dhe Olsi Hoxhallarit, nënë e bir, të cilët pasi ishin masakruar, u lanë të digjeshin në banesën e tyre të përpirë nga flakët. Por pasi nusja dëshmoi se atë mbrëmje ajo i gjeti ata të djegur në shtëpi dhe në intervista kërkonte drejtësi, vetëm një muaj më pas policia zbuloi se ishte pikërisht 32-vjeçarja dhe i dashuri i saj 26-vjeçar autorë të krimit makabër. Për shkak se bashkëshorti i Hysnies dhe babai i djalit të saj 3-vjeçar ishte kthyer prej disa kohësh nga Greqia, dyshja nuk kishte mundur më të takohej dhe kjo e shtyu Hysnien dhe Kasëm Pirjasin drejt vrasjes së dyfishtë. Pas arrestimit të dyshes, bashkëshortja e Kasëmit dhe nëna e dy vajzave të tij, njëra prej të cilave invalide, rrëfeu se ajo dhe Hysnie Hoxhallari janë kushërira të dyta.
Xhemile Skuka
Legjenda urbane e vrasjes me vaj të nxehtë në vesh është realizuar në shkurt të 2013-ës në Hotesh të Dibrës, por gjërat nuk shkuan ashtu siç 30-vjeçarja Xhemile Skuka kishte menduar. Ajo tentoi të vriste vjehrrën e saj Naime Skuka duke i hedhur vajin e nxehtë në vesh teksa viktima flinte, por nuk e ka arritur një gjë të tillë pasi të moshuarës i ka dalë gjumi. Ndaj, 30-vjeçarja e masakroi vjehrrën e saj me mjete të forta dhe me ndihmën e kunatës, 25-vjeçares Hike Skuka, e varrosi vjehrrën në kasollen e bagëtive. Skena është parë nga një bashkëfshatar i tyre dhe tre ditë pas krimit, Xhemile Skuka u arrestua nga policia dhe rrëfeu se vjehrrën e kishte vrarë pasi ajo e keqtrajtonte, e ofendonte dhe nuk i jepte paratë që bashkëshorti i dërgonte nga emigracioni.
Sanije Tuga
Në maj të 2010-ës, policia e Kurbinit ka vënë në pranga 52-vjeçaren Sanije Tuga për vrasjen e vjehrrës së saj dhe plagosjen e bashkëshortit. Pas një sherri me vjehrrën Behare Tuga, kjo e fundit është marrë në mbrojtje nga i biri, Baftjari. Këtë duket se 52-vjeçarja nuk e ka kapërdirë dot dhe ka marrë çiften, duke qëlluar në drejtim të vjehrrës dhe bashkëshortit.