Më 15 mars 2008, rreth orës 11:00 të paradites kryeqyteti dhe zonat përreth u tronditën nga një shpërthim i madh.
Askush në fillim nuk e kuptoi se çfarë po ndodhte teksa filluan të duken re tymi në Gërdec, aty ku ishte dhe fabrika e demontimit të armëve.
Kishte ndodhur një nga tragjeditë më të mëdha që tronditën vendin në këto 20 vitet e fundit. Shpërthimi në Gërdec i mori jetën 28 personave, që punonin në këtë fabrikë.
U klasifikua si një incident teknologjik, por ende sot pas 10 vjetësh familjarët e viktimave kërkojnë drejtësi.