Pranë muzikantes së re, Leila Shirvani, edhe e motra Sara që e shoqëron me një tastierë.
Habi dhe surprizë në rrugën Tirreno, në Romë. Një vajzë e re është lidhur në një pemë dhe ka nisur të luajë në violinçel. Bëhet fjalë për një muzikante, Leila Shirvani dhe pranë saj është e motra Sara, që e shoqëron melodinë me një piano. Donin të sillnin muzikën e tyre në rrugë për një qëllim të mirëpërcaktuar: të mbrojnë pemët e lagjes.
Në Montesacro, lagje e Romës, pas rënies së papritur të pemëve, administrate komunale ka nisur operacionin e “vënies nën siguri”: tharje dhe shkulje. Në disa rasate pemët nuk do të rimbillen dhe është pikërisht ky motive i protesës së motrave Shirvani, mbështetur nga popullsia e zonës. Banorët e lagjes në fakt, përveç pjesmarrjes në koncertin e motrave në vend të hapur, kanë ofruar edhe zgjatues dhe korrentin elektrik, në mënyrë që të dy motrat artiste të performonin sa më mirë.