Një grua nga Amerika u dënua me 6 muaj burg për vrasjen e të dashurit gjatë kohës që regjistronin në video, me shpresën se do kthehej në video virale në Youtube.
Monalisa Perez, tashmë 20 vjeç, vrau pa dashje të dashurin e saj Pedro Ruiz 22 vjeç, pasi ky i fundit i kërkoi asaj të qëllonte me armë nga largësia 30 cm, në drejtim të një libri të trashë që i dashuri e mbante të mbështetur në gjoks, me shpresën se ky i fundit do neutralizonte goditjen e plumbit.
Plumbi hyri thellë në libër, duke rezultuar fatale për Ruiz, Qershorin e shkuar.
Perez, mama e dy fëmijëve, u shpall fajtore për “vrasje të shkallës së dytë”
Çifti, i fiksuar pas manisë (që i solli vdekjen partnerit) të videove virale, kanë dokumentuar përditshmërinë e tyre në kërkim të famës në youtube.
Ata kanë filmuar disa çapkënllëqe të voglaqë në dukje janë të padëmshme.
Por, që aty duket se sa larg mund të shkonte ky çift, deri në fatalitetin e 26 qershorit 2017.
Atë ditë Perez qëlloi mbi një libër enciklopedie që i dashuri i saj Ruiz mbante mbi gjoksin e tij, nga një distancë e afërt, me shpresën se libri do e mbronte atë.
Pas fataliteti Perez telefonoi 911-n për të raportuar që ksihte vrarë aksidentalisht të dashurin e saj.
Ajo ishte shtatzanë me fëmijën e tyre të dytë në momentin që ndodhi ngjarja