Loading...

Britania dëbon 23 diplomatë, Rusia i shtrëngon dhëmbët. Ja përgjigjja e radhës

Pas vendimit të Britanisë për dëbimin e 23 diplomatëve rusë, ka reaguar Moska zyrtare. Siç raportojnë mediat ndërkombëtare, Kremlini ka vendosur të hakmerret “flakë për flakë” ndaj Britanisë, pasi ka vendosur që të dëbojë disa diplomatë britanikë.

_100304845_skripals

BBC, teksa përmend ministrin e Jashtëm Sergei Lavrov, shkruan se Rusia do të dëbojë diplomatë britanikë “së shpejti”. Sipas Lavrov, dëbimet do të “patjetër” të ndodhin. Kujtojmë se ky hap erdhi pasi Britania e Madhe mori masat e saj pasi Moska refuzoi të shpjegojë se si u helmua një ish-spiun dhe vajza e tij në Britani të Madhe. Lavrov i quajti deklaratat e kryeministres Theresa May “të çmendura”.

Pyetur se kur do te nisin dëbimet e diplomateve, Lavrov tha: “Absolutisht, shumë shpejt, unë jua premtoj”. Lavrov tha gjithashtu se qasja e Britanisë së Madhe për çështjen u shkaktua pjesërisht nga problemet e qeverisë mbi Brexit.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com