Google shton titra për rezultatet e imazhit në një përpjekje për t’i dhënë imazheve më shumë përshkrim në rastin e kërkimit. Këto përshkrime janë vendosur të shfaqen globalisht këtë javë në aplikacionin Google në Android dhe iOS, dhe në mobile web.
Nuk ka ende lajme nëse funksioni do të futet edhe në desktop web, të cilët kanë një pamje pak më të ndryshme sesa webi në celular.
Tani kur kërkoni në Google për imazhe të ndryshme, secili prej tyre do të ketë një përshkrim të veçantë. Përshkrimet do të jenë titujt e faqes së internetit ku çdo imazh publikohet, njofton pcw.
Google tha në një njoftim për shtyp: “Ky informacion shtesë u jep më shumë kontekst kështu ju mund të gjeni lehtësisht se çfarë është imazhi”.
Vitin e kaluar, Google shtoi shënjuesit mbi disa rezultate të kërkimit dhe faqet e URL-ve për të treguar përdoruesit nga ku vjen imazhi. Mbetemi në pritje nëse këto ndryshime do të bëhen edhe kur përdorim Google nga desktop.