Ëndërra e saj ishte për t’u bërë një avokate e suksesshme dhe studioi per ta bere kete. Por ne jete nuk shkojne te gjitha gjerat si i kishim dashur, apo pritur.
Kesaj vajze, një aksident i shkaktuar nga i dashuri i saj, i cili në nerva e sipër e kaloi semaforin me të kuqe dhe u përplas me një makinë tjetër, i ndryshoi rrjedhën e jetës.
23 vjeçarja ruse pësoi dëmtime të rënda në tru dhe në trup, duke u verbuar e duke humbur memorien për një periudhë.
Sot ajo është shndërruar tërësisht nga vajza që dikur e njihnin të gjithë, e sikur të mos mjaftonte kjo, familja e saj nuk i përballon dot shpenzimet ekonomike për ta kuruar e për t’i siguruar asaj një jetë të re.
Maria Lebedevan sot kërkon ndihmë për të gjetur të ardhura dhe mjekë që ta marrin përsipër dhe ta ndihmojnë.