Loading...

Arrestohet sapo erdhi nga Italia, ishte në kërkim për drogë

Një dibran që jeton në Vlorë, i shpallur në kërkim është ndaluar nga policia në Durrës. Dino Abazi 36 vjeç  u ndalua nga Policia Kufitare dhe Migracionit Durrës pasi ishte shpallur në kërkim nga policia e Vlorës.

Ky shtetas më datë 14.03.2018 ka ardhur i deportuar nga shteti Italian dhe pas verifikimit nga Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit në Drejtorinë e Policisë Kufitare dhe Migracionit Durrës, rezultoi në kërkim për trafik të lëndëve narkotike. Ndërsa Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë kishte caktuar masën e sigurisë ”Arrest me burg” për të.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com