Mediat greke kanë bërë publike detajet dhe fotot e dy shqiptarëve që përdhunuan për 12 orë një vajzë në sy të nënës së saj në Peristeri të Greqiës. Prokuroria e Atikës Perëndimore ka ngritur akuzën ndaj tyre për veprat penale të grabitjes dhe përdhunimit në bashkëpunim, Zbulimi i identitetit të shkelësve të ligjit është bërë nga policia greke dhe rezulton se: Njëri prej tyre është (Ed) Meço ose SINA (nominal). Tjetri u identifikua me emrin Sokol Krasniqi.