Një djalë i mitur ka dëmtuar veten sot, në Shkozë, pikërisht në Ditën e Verës.
Burimet nga policia bëjnë me dije se 15 vjecari ka qenë në banesën e tij dhe në gjendje të dehur, ka prerë damarët e duarve.
Informacion paraprak:
Më datë 14.03.2018, në Shkozë, në banesë, në gjendje të dehur, ka prerë damarët e duarve shtetasi i mitur A. N., 15 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e fëmijëve nën kujdesin e mjekeve.
Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.