Që në lashtësi, Dita e Verës shoqërohej me zjarre (zakonisht dëllinjash) mbrëmjeve, në mes të fshatit, të cilët i kapërcenin burrat e djemtë, si për t’i lënë lamtumirën dimrit.
Dita e Verës ishte dita e verojkave (ose veroreve). Nëse i referohemi “Fjalorit të Gjuhës së Sotme Shqipe” (viti 1980, faqe 2135), verojka ishte një lloj byzylyku i përgatitur me fije të kuqe e të bardha që ua lidhnin fëmijëve në duar apo në qafë në Ditën e Verës (verojka, verore, nga verë).
Por, siç shkruan Konica, me verore rrethoheshin edhe degët e thanave, dëllinjave, dafinave apo shelgjeve të nderura. Në shumë raste në Ditën e Verës thureshin kurora dhe i varnin në portat e shtëpisë, për të sjellë fat. Kjo është bërë, deri vonë, edhe në Tiranë. Rezulton se Dita e Verës është kremtuar në mbarë viset shqiptare.
Megjithatë, kremtimet kanë pasur nuanca të ndryshme për krahina të ndryshme. Etnologu i mirënjohur Bernardin Palaj, njohës i thellë i trashëgimisë kulturore sidomos të malësisë së Veriut, ka shkruar që në fillim të viteve ’20 të shekullit të kaluar, për mënyrën se si festohej atje Dita e Verës. Dita e Verës është festuar shumë kohë para se institucionet klerikale e, më pas, ato shtetërore të fillonin të administronin festat popullore. Si festë pagane, ajo është kremtuar që në lashtësi.
Por pervec ketyreve ka edhe disa kuptime te tjera verorja:
Sipas tradites thuhet: Se ne momentin qe e vendos veroren, duhet te mendohet nje deshire. Dhe kur kjo verore te merret nga dallendyshja dhe te vihet ne fole, do ju realizohet deshira.
Nje tjeter tradite thote: Vajzat e reja qe e mbajne veroren, dhe dallendyshet i marrin per fole. Do te martohen brenda vitit. Keshtu qe kur shihnin se verorja nuk ishte, ja nisnin me pergatitjen e pajes.
Nderkohe qe te tjere mendojne : Verorja, nuk te lejon qe dielli i pranveres te te nxije ne fytyre. Thuhet qe ata se vinin verore edhe nese rrinin ne diell nuk do te nxiheshin ne fytyre.
Tradita e verores. Perit qe lidhet ne dore ne mengjesin e 14 Marsit.
Keto jane disa supozime se cfare ndodh nese e vendos veroren. Eshte dicka e lezetshme per aq kohe sa tradita thote se duhet te vihet. Nese besoni ne njeren prej ketyre traditave urojme qe ajo qe besoni me shume te permbushet. Ndaj mos pertoni ta keni edhe ju ne dore nje verore sot.