Loading...

Palacinkat e shijshme nga duart e nenave Shqiptare

Të shijshme, të lehta, të ëmbla e të kripura, palaçinkat janë ndër gatimet më fantastike të nënave dhe gjysheve shqiptare.

Me mjaltë e arra, reçel, a me djathë e hudhra, domate, kastraveca e sallatë jeshile.

Ka shumë mënyra fantastike për të provuar këto petë të holla plot shije e të lehta ideale për një mëngjes të shëndetshëm por edhe për vaktet e tjera ushqimore gjatë ditët gjithashtu.

Ja më poshtë një recetë të thjeshtë fantastike në përgatitjen e palaçinkat në shtëpi.

Përgatitja e Palaçinkave në Shtëpi

Përbërësit

500 ml qumësht

3 kokrra vezë

Kripë

250 gr miell

50 gr gjalpë

Përgatitja

Hedhim në një tas të madh miellin dhe pak kripë.

I përzjejmë bashkë e më pas nisim të hedhim nga pak qumështin duke trazuar pa ndërprerje brumin.

Pasi kemi hedhur gjithë qumështin e brumi ka marrë formë të njëtrajtshme hedhim vezët e rrahura.

Përzjejmë mirë masën derisa të bëhet homogjene.

Më pas, tek masa e përgatitur shtojmë gjalpin të cilin e kemi shkrirë më parë.

Duhet të bëni kujdes që gjalpin e shkrirë të mos e hidhni të nxehtë.

Trazojini mirë të gjithë, derisa të keni arritur një masë të njëtrajtshme dhe të lëngshme.

Më pas vendosni një tigan që nuk ngjit në zjarr. Përmes një furçe kuzhine lyejeni me pak gjalpë.

Hidhni në qendër të tiganit një garuzhde me brumin e palaçinkave dhe me ndihmën e garuzhdes hapeni brumin në formën e petës në të gjithë sipërfaqen e tiganit.

Lëreni të piqet për 2 minuta dhe me pas kthejeni nga ana tjetër, lëreni dhe dy minuta që të piqet.

Vijoni kështu me të gjitha palaçinkat derisa të mbarojë brumi i përgatitur.

Mbushja e pallaçinkave bëhet sipas preferencave, sipas traditës mbushjet më të zakonshme janë reçeli apo djathi. Por megjithatë me pak fantazi palaçinkat mund të shijohen edhe në shumë mënyra të tjera.

Mund të mbushet me djathë të bardhë, domate e kastraveca, djathë kaçkavall e ton peshku e gjithashtu për palaçinka të ëmbla mund të përdorni mjaltë, çokokrem apo reçel të kombinuar me biskota e lajthi të thërmuara

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com