Loading...

I hodhi fostoksinë vjehrrës në ushqim se nuk e pranonte, 20-vjeçarja shkoi dhe u rrëfye te hoxha por…

E vrau vjehrrën duke i hedhur fotoksinë në ushqim dhe pastaj vajti e u rrefye te hoxha.

Marjana Cmeta, 20 vjeçe nje vit me pare, mesohet se ka vrare nenen e burrit pas konflikteve të vazhdueshme me vjehrrën e cila nuk e pranonte si nusen e djalit.

Vrasja e 48-vjeçares Lirije Lami u zbulua vetem sot, nje vit pasi kishte ndodhur.

 

Disa muaj pas ngjarjes e reja u rrëfye tek hoxha Hysen Shehu për ngjarjen ku pranonte se ka qenë ajo që ka helmuar të vjehrrën dhe se kërkonte që “Allahu t’ia falte këtë mëkat”.

Foto: Viktima Lirije Lami me bashkëshortin Agim Lami

Lirije Lami me burrin (1)

Këtë rrëfim hoxha Hysen Shehu e pati regjistruar në video dhe vuri në dijeni Agim Lamin, bashkëshort i viktimës dhe vjehrri i nuses së arrestuar.

Po ashtu në dijeni është vënë edhe një familjar i tyre Arben Saliu. Hoxha Hysen Shehu, 45 vjeç është mes personave të arrestuar nga policia për “Moskallëzim krimi”.

Foto: Hysen Shehu

Hysen Shehu

Ngjarja ka ndodhur në datën 30 prill të 2017-ës por vetëm tani policia arriti ta zbardhë duke arrestuar si autore të krimit 21-vjeccaren Marjana Cmeta. Po kështu në pranga kanë përfunduar edhe bashkëshorti i viktimës Agim Lami, 50 vjeç dhe Arben Saliu, 41 vjeç, kushëri i Agimit.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com