Loading...

Zyrtari i SHBA i dorëzon Serbisë deklaratën vitit 1918 për Kosovën

Zyrtari amerikan i Departamentit të Shtetit, Wess Mitchell, sonte ka biseduar me shefin e diplomacisë serbe, Ivica Daçiç.

Daçiq gjatë takimit atij i ka dorëzuar atë që ai e ka quajtur deklaratë e kryetarit të SHBA-së, Woodrow Wilson, për Kosovën, botuar në New York Times, më 19 qershor 1918, me titullin “E festojmë Kosovën si Ditën e Nderit”.

Siç njofton RTS, ndihmëssekretari i SHBA-së për Europë dhe Euroazi, Wess Mitchell, gjatë bisedës me Daçiqin ka theksuar se SHBA-ja Serbinë e konsideron si njërin nga vendet më të rëndësishme të rajonit dhe shtyllë të stabiltetit në Ballkan.

Zyrtari nga SHBA-ja ka thënë se vendi i tij e përkrah vazhdimisht rrugën europaine të Serbisë, ka kumtuar MPJ e Serbisë. Në bisedime janë trajtuar me rëndësi për rajonin si dhe është folur për vazhdimin e dialogut në Bruksel me Kosovën.

Daçiç ka thënë se “vlerësohet përkrahja e SHBA-së ndërsa ka përkujtuar 100 vjetorin e ngritjes së flamurit serb në Shtëpinë Bardhë si shenjë e aleancës ndërmjet dy vendeve”.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com