Loading...

Sarandë : Kapet dhe arrestohet një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar me qëllim ekstradimi drejt…

Kapet dhe arrestohet një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar me qëllim ekstradimi drejt Polonisë.

Arrestimi nga Policia e Sarandës në bashkëpunim me Interpol Tirana.

Më datë 13.03.2018, Komisariati i Policisë Sarandë në bashkëpunim me ZQK Interpol Tirana, kapën dhe arrestuan përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Polonisë, shtetasin polak të shpallur në kërkim ndërkombëtar :

– Przemyslaw Pasternak, 38 vjeç, lindur në Poloni.

Gjykata Rajonale Poznan/Poloni me vendim nr. III K 549/08 të datës 22.04.2013 e ka dënuar këtë shtetas me 4 vjet e 6 muaj, (mbetur për të vuajtur 3 vjet, 6 muaj dhe 22 ditë burgim), për veprat penale, “Mashtrim dhe Falsifikim”, parashikuar nga nenet 286/1 dhe 294, 297 të Kodit Penal Polak, pasi ky shtetas në lokalitetin Ponznan/ Poloni prej vitit 2004 deri në vitin 2006 nëpërmjet mashtrimit ka paraqitur dokumentacion të falsifikuar lidhur me punësimin e disa personave me aftësi të kufizuar duke i shkaktuar një kompanie një dëm në shumën e parave 2 943 991 ( polake ).

ZQK Interpol Tirana, në bashkëpunim me Prokurorinë e Përgjithshme dhe Ministrinë e Drejtesisë dhe ZQK Interpol Warsaw po kryejnë të gjitha veprimet procedurale për ekstradimin e këtij të kërkuari drejt Polonisë.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com