Loading...

Njihuni me Artur Gaxhën, gjyqtari që lë pa fjalë dhe biznesmenët më brilantë

Artur Gaxha është një prej gjyqtarët e emëruar nga Presidenti Bujar Nishani si gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë, nëpërmjet dekretit numër 9830, më 8 nëntor 2016.
Mjaft interesante është deklarata e tij e pasurisë, të cilën, pak kohë më parë, Kastriot Myftaraj e cilësoi si atë të një biznesmeni të fuqishëm të pasurive të paluajtshme. Madje, Myftaraj guxoi edhe të përmendte fakte në lidhje me hetimin që FBI, në kuadër të vettingut, duhej t’i bënte këtij gjyqtari me fitime dhe të ardhura marramendëse.

Dyshohet se gjyqtari dhe bashkëshortja kanë të ardhura prej rreth 2500 euro në muaj, duke marrë parasysh se Gaxhaj paguhet rreth 1500 euro dhe e shoqja, e cila punon në një pozicion të mirë pune në bankë, paguhet rreth 1000 euro.

Të dy, në deklaratën e pasurisë, vihet re se kanë llogari në disa banka në Shqipëri, ku kanë marrë kredi, por edhe kanë depozituar të ardhurat e tyre marramendëse, përfshirë edhe një llogari të vogël për të bijën 4-vjeçe.

Ndër të tjera, Myftaraj përmend në emisionin e tij:

Në vitin 2005, deklaron të ardhura të fituara nga Lotaria Amerikane në shtetin Ilinois në SHBA, në shkurt 2005. Nuk është fjala për Lotarinë Amerikane të emigracionit, ajo nuk të jep para, të jep vetëm të drejtën për të shkuar në Amerikë. Të ardhurat e fituara nga një Lotari në Ilinois. Në 2005, zotit Gaxha i ka lindur vajza në SHBA, pikërisht në Ilinois në muajin shkurt.
Është një arritje e dyfishtë kjo. Para disa kohës Ambasada e SHBA njoftoi ndalimin e vizës për një zyrtar të lartë të prokurorisë për shkak se bashkëshortja e tij kur kishte shkuar në SHBA kishte lindur një fëmijë atje dhe dihet se shumë njerëz dëshirojnë ta bëjnë këtë në mënyrë që sipas ligjit amerikan fëmija e tyre të fitojë shtetësinë amerikane.

Në lagjen shumë të pasur në New York ka bërë kërkime për të blerë një shtëpi të shtrenjtë. Në kuadrin e vettingut, FBI ka detyrim të bëjë një hetim atje, në këtë lagje të New Yorkut”.

Më poshtë ju njohim me disa prej transaksioneve, shitje-blerjeve të pasurive të patundshme të gjyqtarit Artur Gaxha, të cilat mund të krahasohen pa frikë me ato të një biznesmeni të fuqishëm në këtë fushë, e jo me të ardhurat e investimet e një gjyqtari me rrogë modeste.

Shit-blerjet e pronave:

Në vitin 2005 – Apartament në Durrës me sipërfaqen 58 metra katrorë, me vlerë 26 mijë euro/Një apartament në Tiranë, 147 metra katrorë bashkë me dyqan (20 metra katrorë) me vlerë 134.150 dollarë

Në vitin 2008 – Shet apartament në Golem 56 metra katrorë me vlerë 32 miëj euro/ Blen apartament në Golem 72 metra katrorë, me vlerë 41 mijë euro.

Në vitin 2011 – Shet apartament në Tiranë me sipërfaqe 127 metra katrorë me vlerë 120 mijë euro.

Në vitin 2012 – Merr kredi 120 mijë euro për blerje apartamenti.

Në vitin 2013 – Blen apartament me sipërfaqe 210 metra katrorë (rruga “Reshit Çollaku”) dhe e shet 450 mijë euro.

Në vitin 2015 – Blen një apartament në ish-Bllok me vlerë 200 mijë euro.

Pagesat për shkollimin e fëmijëve:

Për vajzën – 3200 euro/vit në një kolegj privat

Për djalin – 1800 euro/vit në një gjimnaz privat

Shpenzimet për automjetet:

Në vitin 2004 – Mercedes Benz me vlerën 9500 euro (personale)/ Bashkëshortja kishte një Suzuki me vlerën 3000 euro

Në vitin 2011 – Shet Benz me vlerën 8 mijë dollarë dhe blen Mercedes Benz me vlerë 55 mijë dollarë. Deklaron edhe një makinë Toyota, për të cilën thotë se është e të mostrës në Amerikë, por që për “efekt të vendosjes së targës” është në pronësi të tij.

Depozitat dhe kreditë në disa banka:

Në vitin 2009 – I hap depozitë prej 1700 eurosh vajzës 4 vjeçe.

Në vitin 2011 – Kredi bankare në vlerën 120 mijë euro.

Në vitin 2013 – Kredi prej 175 mijë euro për blerje apartamenti

Në vitin 2014 – Depozitë 300 mijë euro në një bankë tjetër

Blen aksionet e një universiteti privat në Vlorë.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com