Loading...

Hyri me pistoletë në fushë, presidenti i PAOK kërkon falje publikisht

Presidenti i PAOK-ut, Ivan Savidis bëri xhiron në mediat botërore të dielën pasi hyri në fushë gjatë ndeshjes me AEK-un, pas një goli të anuluar për skuadrën e tij. Ngjarja e rëndë solli më pas edhe pezullimin e kampionatit nga Qeveria e Greqisë. Presidenti ruso-grek i PAOK-ut, ka kërkuar falje publike me një deklaratë të tij.

“Të nderuar zotërinj, dëshiroj të kërkoj falje ndaj të gjithë tifozëve të PAOK-ut, të gjithë tifozëve grekë, komunitetit të futbollit. Më vjen keq për atë që ka ndodhur. Natyrisht, nuk kam të drejtë të dal në fushë në atë mënyrë. Reagimi im emocional është shkaktuar nga gjendja e përgjithësuar negative, që mbizotëron në futbollin grek kohët e fundit dhe nga të gjitha ngjarjet e papranueshme që ndodhën në fund të ndeshjes PAOK-AEK.

Veprimet e gjyqtarit, ndërprerja e ndeshjes, protestat dhe hyrja në fushë e dhjetëra njerëzve të të dy ekipeve. Të gjitha këto mund të bënin që situate të degradonte dhe qëllimi im i vetëm ishte të mbroja tifozët e PAOK-ut nga provokimet.

Nuk kisha ndërmend të ndërhyja te skuadra kundërshtare apo gjyqtarët. Nuk kam kërcënuar askënd. Unë dhe kolegët e mi jemi peng i institucionit të futbollit, që është krejtësisht i sëmurë. Po luftoj dhe do të vazhdoj të luftoj kundër sulmeve të vazhdueshme në të gjitha nivelet për një futboll të ndershëm, me arbitrim të ndershëm”, ka thënë Savidis.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com