KURRË NUK TË HARROJ
Po ai zë si dikur,
ajo e qeshur,
ajo ëmbëlsi,
si lule e çelur në pranverë,
gjithmonë mbetesh ti.
Ndjeva mall,
më tradhtuan lotët,
ti nuk i shihje dot,
fshehur qëndronin pas zërit,
nuk e përmbaja veten,
kurrë nuk të harroj.
Kozma Billa