Antimafia italiane në bashkëpunim me policinë e Palermos i kanë dhënë sot një goditje të fortë klaneve mafioze të superbosit të mafias siciliane Cosa Nostra, Matteo Messina Denaro.
Mbi 100 trupa policorë kanë ekzekutuar në orët e para të mëngjesit të sotëm 12 urdhëra arrestimi ndaj personave të familjeve mafioze Vito e Salemi të konsideruar bashkëpunëtor të kryebosit Matteo Messina Denaro, një prej personave më të rrezikshëm i shpallur në kërkim nga drejtësia italiane që prej vitit 2013.
Akuza ndaj të arrestuarve është pjesëmarrje në organizim mafioz e fallsifikim të pronësisë së të mirave materiale. Të arrestuarit janë profesionistë e sipërmarrës në sektorin e agrobiznesit dhe në atë të pasurive të paundshme. Sipas investigatorëve italianë shoqëritë e tyre të biznesit të ngrituara nga një organizim kriminal mafioz, ishin regjistruar në mënyrë fiktive nga palë të treta me qëllim përfitimin e investimeve të konsiderueshme në fushën e inovacionit të prodhimit drurësor si dhe në sektorin e turizmit.
Një pjesë e këtyre investimeve shërbente për të financuar jetesën e kryebosit në kërkim Mattoe Messina Denaro,
Mes të arrestuarve është dhe sipërmarrësi i njohur i konsideuar “mbreti i energjisë së erës” Vito Nicastri, biznesmeni i parë që investoj në Sicili në sektorin e energjisë së rinovueshme.
Gjatë operacionit të sotëm të arrestuarve iu sekuestruan tre komplekse sipërmarrëse si dhe pasuri të patundshme.