Një i pandehur, i cili sulmoi dëshmitarin me një stilolaps është vrarë nga policia në sallën e gjyqit.
Video tregon anëtarin e një bande kriminale që ngrihet papritmas nga vendi ku ishte ulur, merr një stilolaps dhe vrapon drejt dëshmitarit për ta vrarë.
Dëshmitari, një anëtar tjetër i bandës Tongan Crips, i cili ishte i prangosur dhe i lidhur me zinxhirë arrin që ti largohet dhe futet në një cep të sallës së gjyqit për të shmangur Siale Angilau. Për fat të mirë dëshmitari nuk u dëmtua.
Në video shihet një zëvendës marshall në SHBA, i identifikuar si Jane Doe, që merr armën nga brezi dhe hap zjarr ndaj 25 vjeçarit duke e lënë të vdekur.
I gjithë incidenti zgjat rreth 24 sekonda.
Angilau ishte në paraburgim, por arrin që ti shpëtojë kontrollit policor vetëm në pak sekonda, gjatë të cilave tentoi të ekzekutonte planin e tij për të sulmuar dëshmitarin.
Famija e 25 vjeçarit ka hedhur në gjyq marshallin për përdorim force të tepruar. Sipas tyre nuk ishte e nevojshme që ta vrisnin për shkak se në momentin që u qëllua dëshmitari ishte larguar dhe nuk kishte rrezik për të.
Angilau ishte akuzuar për sulme ndaj dy oficerëve federalë dhe për vrasjen me armë zjarri të njërit prej tyre.
Ngjarja ka ndodhur më 21 prill 2014 por videon është publikuar vetëm tani për të hedhur dritë mbi ngjarjen, pasi familja e 25-vjeçarit kërkon drejtësi.
Angilau u qëllua në gjoks dhe u nxitua në spital por nuk arriti që ti mbijetojë plagëve të marra.
https://youtu.be/lcCvJA7vEcc