Policia e Baratit ka zbuluar dhe goditur një rast të trafikimit të drogave të forta në këtë qytet. Si pasojë e këtij aksioni janë arrestuar tre përsona.
Sips njoftimit të uniformave blu është goditur një tjetër rast i shpërndarjes së lëndve narkotike të forta e llojit Heroinë, duke u Finalizuar me sukses operacioni i koduar “Trekëndëshi”
Në njoftimin e policisë thuhet se : Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Berat, pas informacioneve të marra në rrugë operative bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
•Klajdi Balla, 22 vjeç, banues në Berat.
•A.P, 17 vjeç, banues në Berat.
•S.Q, 17 vjeç, banues në lagjen Çlirim, Berat.
Arrestimi i shtetasve të lartpërmendur u bë pasi gjatë kontrrollit të automjetit me targa AA 282 RU me të cilin këta shtetas lëviznin u gjet dhe sekuestrua në cilsinë e provës materiale 12 gramë e dyshuar lëndë narkotike e llojit Heroinë.
Gjithashtu gjatë kontrollit fizik shtetasit Klajdi Balla i’u gjet një sasi prej 0.5 gramë Heroinë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndve narkotike, e kryer në bashkëpunim”.