Turqi së shpejti do të përfitojë sistemet mbrojtëse ajrore S-400 nga Rusia.
Lajmi është bërë i ditur nga ndihmësi i Presidentit rus Vladimir Kozhin, i cili bërë të ditur se kjo kontratë do të hyjë më shpejt në fuqi pasi sipas tij ishte Turqia ajo e cila shprehur dëshirën për të përshpejtuar.
Kozhin tha gjithashtu se Rusia ka pasur kërkesa nga Greqia dhe administrata greke qipriote për furnizimet e armëve të reja, por shtoi se është tepër herët për të dhënë detaje rreth kësaj çështjeje.
Sistemi S400 përbëhet nga të paktën një qendër komandimi të lëvizshëm, tetë lëshues dhe 32 raketa.
Ky sistem raketash është në gjendje të zbulojë objektiva në një distancë prej 600 kilometrash dhe të shmangë
objektivat si avionët vjedhurazi dhe raketat balistike.
Dhjetorin e kaluar, Turqia njoftoi se kishte përfunduar një marrëveshje me Rusinë për blerjen e dy sistemeve S-400 deri në fillim të 2020.