[sgmb id=”1″]
Ekonomia jonë ka tregues pozitivë që po vijnë gjithnjë e në rritje. Këtë gjë e ka shprhur The Economist Intelligence Unit, në raportin për Shqipërinë në tremujorin e parë 2017.
Ajo vlerëson suksesin e reformave të ekonomisë shqiptare, të reflektuara në shifrat tejet pozitive të treguesve kryesorë ekonomikë.
Duke e vënë theksin tek rëndësia e zbatimit të Reformës në Drejtësi, raporti vlerëson se hapi tjetër menjëherë pas fillimit të zbatimit të saj, është hapja e negociatave per anëtaresimin ne BE.
“Po kështu, duke theksuar nevojën e vendit për vazhdimin e rrugës së nisur të reformave nga kjo qeveri edhe pas 18 qershorit, krahas vazhdimit të konsolidimit fiskal, EIU vlerëson se periudha afatshkurtër në vijim, do të njohë përshpejtim të rritjes ekonomike si dhe ulje të mëtejshme të borxhit publik dhe deficitit fiskal”, u shpreh Ministri Ekonomisë Arben Ahmetaj.