Këngëtarja e njohur shkodrane, Rita Ndoci sulmon ashpër kreun e PD Lulzim Basha i cili duhet thënë se ka dobësuar ndjeshëm pozitat e tij në Shkodër që me hartimin e listave të kandidatëve për zgjedhjet e 25 qershorit.
Ndoci, duke bërë krahasimin mes Bashës e Berishës thotë se ky i fundit u dha mundësi personaliteteve brenda së djathtës së bëheshin të tillë ndërsa kreu aktual i PD i zhduku “me një të rënë të lapsit”.
Ndoci e cilëson Bashën një “skuth” të mbushur “deri në fyt me skandale, ende pa ardhur në pushtet”.
Këtë reagim, këngëtarja shkodrane e ka bërë përmes një komenti në faqen e Murat Bashës i cili hap diskutimin për të djathtën.