Mediat janë pushtuar sot nga lajmi se vajza e biznesmenit turk Huseyin Basaran, Mina ka vdekur pasi avioni i saj privat, me 11 udhëtarë në bord, u rrëzua në Iranin jugperëndimor.
Avioni ishte nisur nga Sharjah, i Emirateve të Bashkuara Arabe dhe përplasja ndodhi në Kiyar mes Provincës Chaharmahal dhe Bakhtiari.
Vajza e Basaran mbrëmjen e kaluar ndodhej në koncertin e këngëtares shqiptare Rita Ora.
Ajo ka postuar disa video në Instastory ku shihet duke kërcyer me mikeshat dhe siç raportojnë mediat e huaja Mina së bashku me shoqet ishin mbledhur për të festuar natën e beqarisë pasi 28-vjeçarja planifikonte të martohej muajin tjetër.