Një prej llojeve më të rrezikshme të gjarpërinjve në botë është fotografuar këto ditë në Parkun e Gërmisë, në periferi të Prishtinës.
Bëhet fjalë për Vipera Ammodytes, një specie helmuese vdekjeprurëse, e cila jeton në Evropën Juglindore, në Ballkan dhe në disa pjesë të Lindjes së Mesme.
Ky lloj gjarpri konsiderohet të jetë më i rrezikshmi nga gjarpërinjtë e Evropës, për shkak të madhësisë së tij dhe helmit të nivelit të lartë.
Jusuf Islami, aktivist i shoqërisë civile, ka treguar se një gjarpër i këtij lloji është fotografuar së voni në Gërmi.
Nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka paralajmëruar qytetarët që të bëjnë kujdes, duke treguar për rrezikshmërinë e këtij gjarpri.
Islami, i cili ka publikuar dy fotografi të këtij gjarpri, të shkrepura në Gërmi, ka thënë se
Vipera ammodytes bën pjesë në grupin e 10 gjarpërinjve më të rrezikshëm në botë.
Ai ka kujtuar se gjarpërinjtë tërhiqen nga rrezet e diellit.