Deputeti i ri socialist, Jurgis Çyrbja ka postuar ditën e djeshme një foto të tijën të shkrepur pranë ambjenteve të Kuvendit.
Ndër shumë komente pozitive që ka marrë nga ndjekësit e tij, ai që bie në sy është ai i kolegut të tij socialist Ulsi Manja.
Deputeti Manja me tone shakaje i ka shkruar Çyrbjas se kjo foto është justifikimi i mungesës në dy mbledhje të Komisionit të Ligjeve.
“E shoh se pse paske mungu dy dite rresht ne mbledhje. Do kesh qene duke bere foto me Gim Ramen per ndonje kopertine reviste,”- i ka shkruar Ulsi Manja.
Ulsi Manja aktualisht mban postin e kryetarit të Komisionit të Ligjeve, në të cilin bën pjesë edhe Jurgis Çyrbja.